Sarri surprizon me Muriqin, pas shpërthimit të Igli Tares

19 Janar 2022
10:30
Alfred Lleshi
back button

Surpriza e titullarit Muriqi dhe furia e Tares drejtpërdrejt në “Mediaset”. U kuptua menjëherë se ndeshja kundër Udinese nuk do të ishte normale dhe e thjeshtë, të cilën Lazio e zhbllokoi vetëm në pjesën e dytë me Immobile e zakonshëm. Ciro realizoi golin e 5-të në 4 ndeshje të vitit 2022, ai vazhdon t’i përditësojë shifrat e tij të pabesueshme.

“Zgjedhja ishte logjike për të aktivizuar si titullar Muriqi, sepse Immobile nuk ishte shumë mirë për shkak të një dëmtimi të vjetër”, – komentoi Sarri, i cili i habiti të gjithë duke vendosur titullar kosovarin për herë të dytë këtë sezon (tjetra në Bologna, muaj më parë).  Muriqi bëri më të mirën, i emocionuar dhe i etur për të justifikuar diçka.

Ndikimi i tij ishte i mirë, me dy raste të parealizuara me kokë, më pas rënie e mprehtë fizike dhe zëvendësim me Immobile. Muriqi ishte ende një nga protagonistët e ditës, mbi të gjitha sepse u vendos në qendër të intervistës së zemëruar të Igli Tares para ndeshjes: “Ai nuk shkon te CSKA Moskë, është gënjeshtër. Trajneri Sarri nuk kërkoi blerje të reja, duhet të tregoni respekt”.

Këto ishin frazat kyçe të shpërthimit të pazakontë të drejtorit bardhekaltër, gjithmonë i qetë para kamerave. Sarri iu përgjigj në konferencë, ku nënvizoi se e njeh politikën e klubit, por duket qartë se pret diçka. Edhe këtu është sërish protagonist Muriqi, shitja e të cilit bëhet thelbësore për zhbllokimin e indeksit të likuiditetit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit