“Sarri te Juventusi? Tradhtar ashtu si Higuain”

18 Maj 2019
19:23
Telesport
back button

Pas zërave se trajneri Maurizio Sarri do të zërë vendin e Massimiliano Allegri në stolin e Juventusit sezonin tjetër ka ardhur replika e Aurelio de Laurentiis, presidentit të Napolit. Ai nuk e ka pëlqyer aspak këtë fakt, ndaj ka thumbuar disi Sarrin, aktualisht trajner i Chelsea.

Sarri te Juventus? Më ngjan sikur e kam përë këtë skenë dikur… Nuk do të habitesha po të ndodhte. Pas asaj që ndodhi disa vite më parë me Gonzalo Higuain gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen. Nuk e prisja, por ja që “kurrë mos thuaj kurrë”. Nuk më pëlqejnë tradhëtitë”, tha Sarri.

Duke folur për largimin e Allegri nga Juventusi, presidenti napoletan shprehet: “Në këto vite tregoi vlerat ne tij si trajner i madh. Ishte te Milani kur doja ta sjillja te Napoli. Më pas, kur ai iku nga kuqezinjtë unë kisha marrë Rafa Benitez”, tha De Laurentiis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit