Sarri tërbohet me Lazion e tij: Më vjen turp, s’mund të vazhdojmë kështu

25 Tetor 2021
12:23
Alfred Lleshi
back button

“Muaji i mjaltit” mes Maurizio Sarri dhe Lazios duket se ka përfunduar tashmë. Pavarësisht fitoreve të rëndësishme në derbi dhe ndaj Interit, të shoqëruara me disa shenja të sarrizmit të vjetër, bardhekaltrit po vuajnë më shumë se sa pritej për të asimiluar direktivat e trajnerit të ri.

Aq sa, sipas raportimeve nga “Il Messaggero”, Sarri do t’i kishte kërkuar grupit gjatë javës që, nëse dikush nuk do të përfundojë në tribunë, të japë më të mirën e tij. Pas humbjes së “Bentegodi”, kur cikloni “Simeone” rrëzoi Lazion, Sarri ka shpërthyer në dhomat e zhveshjes kundër skuadrës së tij:

“Më vjen turp, nuk mund të vazhdohet kështu. Fiton nëse angazhohesh, jo sepse quhesh Lazio. Para së gjithash, është çështje mentaliteti. Nëse luani kështu do të thotë që direktivat e mia nuk po zbatohen. Le të përballemi me njëri-tjetrin dhe të zgjidhim çdo problem”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit