Seria A, Sassuolo konfirmohet “macja e zezë” e Inter

19 Janar 2019
22:28
back button

Inter nuk e ka nisur siç e kishte parashikuar vitin e ri në Serie A. Në ndeshjen e dytë pa tifozë në San Siro, Zikaltrit kanë barazuar 0-0 ndaj Sassuolo-s. 

Në ndeshjet e fundit vendasit kanë humbur ndaj Sassuolo-s, por këtë herë duhet të kishte fituar duke parë rastet e krijuara, sidomos në pjesën e parë. 

Inter u tregua i pasaktë në zonën kundërshtare, megjithëse krijoi shumë mundësi me Icardi, Perisic apo Politano. 

Gjithsesi, edhe miqtë kanë pasur dy mundësi të mira, sidomos me Boateng në pjesën e dytë, por Handanovic ka qenë në një ditë të mirë. 

Me këtë barazim, Inter shkon në kuotën e 40 pikëve në vend të tretë të renditjes së Serie A, katër më pak se vendi i dytë Napoli. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit