Formula 1

Sauber rikthen në pistë Tatiana Calderon, do të testojë makinën në Fiorano

Pas testit të bërë 3 javë më parë në pistën e Meksikës, drejtuesit e makinës Sauber Alfa-Romeo kanë vendosur t’i japin një shans të dytë për të pilotuar këtë makinë pilotes 25-vjeçare kolumbiane Tatiana Calderon. Kjo e fundit është pilote kolaudatore e makinës zvicerane (këtë vit garoi në GP Formula 3) dhe do të ketë shansin të testojë makinën gjatë kësaj fundjave në pistën italiane të Fiorano.

Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e Sauber, që janë shprehur se pilotja kolumbiane do të provojë motorin Ferrarin V-8 që përdor makina Sauber ditën e shtunë dhe të dielë në pistën italiane. Ky test “mësimor” do të jetë pjesë e procesit të ambientimit të mëtejshëm të pilotes kolumbiane me një makinë të Formula 1.

Pilotja kolumbiane shpreson që vitin tjetër të garojë në Formula 2, kampionatin më afër Formula 1, që mbyll garat e këtij sezoni të dielën e ardhshme, në pistën e Abu Dhabi. Calderon bëhet femra e parë që provon dy herë një makinë të Formula 1 që nga koha e Susie Wolff (bashkëshortja e Toto Wolff), që disa vite më parë mori pjesë në sesionet e lira me makinën Williams.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Formula 1