Saul dhe rifillimi i Bundesliga-s: Rregulla të çuditshme

22 Maj 2020
16:34
Denis Hakanaj

Saul Niguez nuk është plotësisht i bindur nga rifillimi i futbollit, të paktën jo në mënyrë sesi e ka bërë Bundesliga, kampionati i parë që ka rifilluar.

Kontakte në fushë gjatë ndeshjes, por e pamundur të festohet. Shumë kontradkita të vogla që futbollisti i Atletico Madrid ka vënë në dukje në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit, dike iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga gazetarët.

“Situata në Bundesligë është pak e çuditshme. Jam i gëzuar që kanë rifilluar kampionatin, sepse njerëzit mund të kenë pak gëzim dhe të shpërqendrohen, por më duket e çuditshme që ka kontakte”, ka thënë Saul.

“Që lojtarët mund të kenë kontakte në fushë. Si është e mundur të mos festohet pas një goli dhe të ketë mbulime në zonë në një goditje nga këndi?”.

Në lidhje me mungesën e tifozëve në stadium: “Dyert e mbyllura? Sigurisht është diçka e pazakontë, por mendoj se është gjëja më e sigurrt në këtë moment. Për ne futbollistët, mungesa e tifozëve do të jetë ndryshimi më i madhe dhe gjëja që do të na mungojë më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit