Scaloni: Ka vuajtur shumë nga koronavirusi, ndaj nuk e thirra Messin

27 Janar 2022
11:20
Alfred Lleshi
back button

Lionel Scaloni shpjegoi arsyet që çuan në mos thirrjen e Lionel Messit për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kilit dhe Kolumbisë: “Ne do të donim që ai të ishte këtu. Unë pata një bisedë me të dhe Leo më tha se ka vuajtur shumë prej COVID.

Ai kishte shumicën e simptomave. Është e rëndësishme që ai të rikuperohet fizikisht, preferova më mirë të mos rrezikoja. Messi nuk ka luajtur prej disa kohësh dhe mendoj se vendimi ishte i duhuri”.

Në mungesë të yllit argjentinas, Scaloni saktësoi se shiritin e kapitenit do ta mbajë Angel di Maria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit