Scaloni: Ky do të jetë një muaj vendimtar për Icardi-n

7 Maj 2019
22:46
Denis Hakanaj
back button

Mauro Icardi nuk po kalon një moment të lehtë. Argjentinasi duket se po jeton një paqe të përkohshme tek Inter, në pritje që të dy palët të vendosin se çfarë do të bëjnë në fund të sezonit.

Gjatë kësaj kohe, Mauro po provon të gjejë normalitetin, të paktën në fushën  e lojës. Mes objektivave të sulmuesit është sigurisht pjesëmarrja në Kupën e Amerikës me Argjentinën këtë verë. 

Në lidhje me këtë ka folur trajneri i bardhekaltërve, Scaloni: "Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për Mauron. Ka qëndruar jashtë për një kohë të gjatë për shkak të konfliktit me Inter-in". 

"Nuk e kam vendosur akoma se kush është jashtë dhe kush është brenda. Për momentin nuk e konfirmoj dot, ka edhe shumë ndeshje dhe sulmuesit jetojnë për golin", ka thënë trajneri i Argjentinës për "Clarin". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit