Scaloni: Messi? Argjentinës i duhet diçka tjetër më shumë

4 Dhjetor 2019
16:54
Denis Hakanaj
back button

“Nuk e di nëse do të jetë Kupa e Amerikës e fundit për Messi-n, por Argjentina duhet të fitojë”, ka thënë trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Trajneri ka folur me rastin e shortit për Kupën e Amerikës 2020, kompeticion që do të zhvillohet për herë të parë në dy vende (Argjentinë dhe Kolumbi).

Trajneri i Albiceleste-s ka folur për Messi-n dhe dëshirën e skuadrës për të fituar pas 27 vitesh: “Mund të premtojmë se do të bëjmë gjithçka është e mundur për të shkuar në finale dhe për të fituar”, ka thënë Scaloni.

“Argjentina e do këtë fitore. Jemi mirë dhe mund të luftojmë për të fituar. Messi? Argjentina ka nevojë për të, por më shumë ka nevojë për të ngritur torfeun. Nuk e di nëse do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në Kupën e Amerikës, shpresoj që jo”.

Shorti e ka vendosur Argjentinën në një grup me Kilin, Paraguain, Uruguain, Bolivinë dhe Australinë. Në grupin tjetër: Kolumbi, Brazil, Venezuelë, Ekuador, Peru dhe Katar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit