Schalke 04 me hap Championsi, dhuron spektakël ndaj Gladbach! (VIDEO)

17 Janar 2020
22:22
back button

Schalke 04 duket një ekip i tjetërsuar këtë sezon, me Blutë mbretërorë që e kanë nisur vitin 2020 me një fitore të pastër 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach. Triumf Championsi ky për Schalken që tashmë ngjitet në vendin e katërt me 33 pikë, po aq sa Bayern Munchen i vendit të tretë dhe dy më pak se Gladbach i vendit të dytë.

Sfida u dominua thuajse e gjitha nga vendasit, por pavarësisht rasteve pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0. U desh të vinte minuta e 48-të që të zhbllokoheshin shifrat, me Suat Serdar që shënoi një gol mjaft të bukur, duke i dhënë avantazhin Schalkes.

10 minuta më vonë ishte një kundërsulm vrasës i vendasve, që u finalizua nga blerja e re Gregoritsch, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Bluve mbretërorë në debutim. Më pas, deri në fund Schalke administroi mjaft mirë, duke mbyllur gjithçka 2-0.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit