Schalke 04 në krizë, legjenda e Realit i refuzon!

2 Tetor 2023
23:49
Telesport
back button

Schalke 04 po përjeton vite të krizës së madhe sportive dhe, pasi u rikthye në Bundesligë sezonin e kaluar vetëm për te zbritur menjëherë, po përballet me një të tashme shumë të komplikuar që e sheh skuadrën në lagjet e varfra të serisë së dytë të vendit dhe ka çuar në shkarkimin e trajnerit Reis.

Për vazhdimin e tij, klubi i Gelsenkirchenit nuk kishte menduar për askënd tjetër veç Raul Gonzalez Blanco, i njohur më mirë me emrin e tij artistik Raul, i cili kishte luajtur tashmë për ekipin gjerman në vitet e fundit të karrierës së tij.

Sipas asaj që ka mësuar Sport Bild, megjithatë, spanjolli ka refuzuar propozimin për të marrë postin e trajnerit të Shalkes. Aktualisht në krye të Real Madrid Castilla, me të cilin megjithatë duket se është paksa në mosmarrëveshje, Raul shpresonte të zinte vendin e Setienit të shkarkuar te Villarreal por Pacheta u preferua ndaj tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit