Schalke-Dortmund, verdhezinjtë janë të pamposhtur në Bundesliga

7 Dhjetor 2018
21:25
Denis Hakanaj
back button

Këto dy skuadra e njohin njëra-tjetrën shumë mirë, duke parë se janë ndeshur mbi 100 herë në të kaluarën. Dortmund kryeson përballjet direkte me 49 fitore, 41 barazime dhe 42 humbje.

Statistika

– Schalke u bë skuadra e dytë në historinë e Bundesliga-s që neutralizuar një deficit prej katër golash, kur këto dy ekipe barazuan 4-4 në fushën e Dortmund sezonin e kaluar (ndeshja tjetër ka qenë Bayern-Bochum 6-5 në 18 shtatorin e 1976-ës).

– Schalke ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur

në Bundesliga (3-0 në Frankfurt, në javën e 11-të).

– Për herë të parë Borussia Dortmund nuk ka pësuar asnjë humbje pas 13 javëve të para të kampionatit gjerman (10 fitore, 3 barazime).

– Verdhezinjtë kanë shënuar 37 gola deri tani në kampionat, një shifër që e kishin arritur vetëm një herë më parë në këtë fazë të kampionatit: 1963-64 (41).

– Sulmuesi i Dortmund, Paco Alcacer, ka shënuar 10 gola në tetë ndeshjet e para të luajtura në Bundesliga, gjë është bërë vetëm nga një lojtar tjetër në historinë e kampionatit gjerman: Gert Dorfel (1963).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit