Schalke i prish festën Dortmund-it, Bayern shkëputet në krye (Pamjet)

11 Mars 2023
20:36
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund është ndalur në derbin e Ruhrit kundër Schalke-s. Sfida e luajtur në Gelsenkirchen ka patur gola dhe spektakël, por jo një fitues sepse është mbyllur në barazim 2-2.

Kën qenë verdhezinjtë që kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 38-të me një gol shumë të bukur nga Schlotterbeck. Në fillimin e pjesës së dytë ka ardhur reagimi i vendasve.

SCHALKE – DORTMUND 0-1 – VIDEO

SCHALKE – DORTMUND – 1-1 – VIDEO

Schalke, në fakt, ka gjetur golin e barazimit me Bulter në minutën e 50-të të takimit. Dhjetë minuta më vonë ka ardhur emocioni i radhës i sfidës me golin e realizuar nga Guerreiro, që ka kthyer në avantazh verdhezinjtë.

SCHALKE – DORTMUND 1-2 – VIDEO

SCHALKE – DORTMUND 2-2 – VIDEO

Kur dukej se Borussia do të arrinte të largohej nga fusha e rivalëve me tri pikët ka ardhur goli i barazimit i shënuar nga Karaman në minutën e 79-të, që ka fiksuar shifrat në 2-2.

Një rezultat nga i cili ka përfituar Bayern Munich, që tani kryeson renditjen me 52 pikë, dy më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë. Schalke ngjitet në vendin e parafundit me 20 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit