Schmidhofer triumfon në Lake Louise në garën e zbritjes së lirë

1 Dhjetor 2018
14:48
Telesport
back button

Skiatorja austriake Nicole Schmidhofer fitoi sot garën e zbritjes së lirë, të vlefshme për Kupën e Botës për femra në ski, zhvilluar në pistën kanadeze të Lake Louise. Pas dy zbritjesh, skiatorja austriake dha kohën e përgjithshme 1’48”13, duke lënë pas rivalen zvicerane Michelle Gisin (e dyta) dhe atë gjermane Kira Weidle (e treta).

Zhgënjen skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, e cila konsiderohej favorite për ta fituar këtë garë, pasi u rendit në vendin e nëntë. Gjithsesi, Shiffrin ruan kreun e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës me 339 pikë, shkëputur ndjeshëm nga rivalet. E dyta ndodhet sllovakja Petra Vlhova me 196 pikë dhe e treat Brignone e Italisë me 186 pikë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit