Scholes dhe skualifikimi në ’99: Nuk ishte faull, por Deschamps dukej si një vajzë e vogël

3 Qershor 2020
16:00
Denis Hakanaj
back button

Nga ëndrra te makthi.

Gjithçka për faj të një kartoni të verdhë. I ka ndodhur shumë lojtarëve, duke përfshirë edhe Paul Scholes. Ish-mesfushori anglez ka qenë i detyruar të mungojë në finalen e Champions League në 1999-ën për shkak të një kartoni të verdhë që e ka skualifikuar për ndeshjen pasardhëse.

Episodi ka ndodhur në gjysmëfinalen mes Djajve të Kuq dhe Juventus-it. Bardhezinjtë kanë marrë një barazim 1-1 në Old Trafford, por janë mundur 3-2 në shtëpi, duke i thënë lamtumirë ëndrrës për të luajtur finalen e katërt radhazi.

United ka prerë biletën për aktin e fundit të kompeticionit, duke arritur ta fitojë atë edhe pas Scholes. Ish-lojtari ka kujtuar atë moment gjatë podcast-it A Goal in One:

“Kam bërë një ndërhyrje ndaj Deschamps, një aksion që kam parë disa herë. Të them të drejtën, nuk mendoj se ishte faull. Ka ndodhur para arbitrit, ka bërtitur si të ishte një vajzë e vogël, gjë që nuk më ka ndihmuar aspak”.

“Jam ndëshkuar me karton të verdhë dhe nuk kam mundur të luaj finalen. Ndoshta nuk do të kisha luajtur gjithsesi, nuk i dihet.  Janë pengje me të cilët duhet të jetosh. Në atë kohë isha i shkatërruar, por nuk mund të bëja asgjë”, ka thënë Scholes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit