Scholes këshillon United: Sancho? Jo, faleminderit. Duhet marrë…

7 Gusht 2020
15:51
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm fjalë të ashpra kundër Alexis Sanchez, i shitur nga Manchester United tek Inter-i në orët e kaluara.

Ish-ylli i Djajve të Kuq, Paul Scholes, ka dashur t’i japë edhe disa këshilla në merkato ish-skuadrës së tij.

Duke folur për BT Sports, ish-mesfushori ka komentuar transferimin e mundshëm të Sancho-s te në Old Trafford nga Borussia Dortmund, duke u munduar të bindë klubin që të tërhiqet mbrapa.

“Sancho te Manchester United? Kemi tre sulmues shumë të ngjashëm me Sancho-n. Mund të mos jenë aq të mirë sa ai, por kanë potencialin për t’u bërë”, ka thënë Scholes.

“Besoj se Djajtë e Kuq duhet të provojnë të marrin Harry Kane dhe jo Sancho-n. Sigurisht, Sancho është një futbollist i nivelit të lartë, vetëm se United ka nevojë për një numër 9, një qendërsulmues të vërtetë që, sipas mendimit tim, duhet të jetë si Kane”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit