Scholes zbulon kundërshtarin e tij më të fortë

2 Qershor 2020
19:16
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka zbuluar se kundërshtari i tij më i fortë në Premier League ka qenë Patrick Vieira.

Vieira ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe kapiteni i Arsenal-it, rivali më i madh i United në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve ’00.

“Vieira ishte një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Scholes në podcast-in A Goal In One.

“Nuk kam patur një kundërshtar më të fortë se ai. Unë mund t’i mposhtja rivalët me pasimet e mia, por Vieria ishte i çuditshëm, kishte këmbë shumë të gjata”.

“Sapo mendoje se e kishe lënë mbrapa, ai zgjeste këmbën dhe ta merrte  topin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit