Schumacher dhe misteri i zbuluar i fotografive të vjedhura: ja ku kanë përfunduar

27 Janar 2023
16:07
Denis Hakanaj
back button

Prej disa ditësh është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave historia e fotografive të vjedhura në vilën e ish-kampionit të Formula 1, Michael Schumacher.

Hetimet kanë konfirmuar se në 2016-ën “një person i panjohur, mundësiht mik i afërt i Schumacher në atë kohë”, duket se ka vizituar ish-pilotin e Ferrari-t dhe, me atë rast, i ka bërë disa fotografi fshehurazi me qëllimin për t’i shitur.

Gjithmonë sipas hetuesve gjermanë, i njëjti person ia ka ofruar gazetave të ndryshme duke kërkuar për ato imazhe një shifër më të lartë se 1 milion euro.

Asnjë gazetë nuk ka dashur t’i blejë fotografitë, edhe pse përfaqësonin “një dhunim personal dhe të privacisë” të vetë ish-kampionit të Formula 1.

Nga ai moment e në vazhdim, nuk ka pasur më asnjë lajm as për fotografitë, as për personin që në mënyrë të neveritshme ka provuar të përfitojë nga sëmundja e ish-pilotit të Ferrarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit