Schumacher: Në fillim titulli kampion më pas kalimi në Formula 1

25 Nëntor 2020
11:23
Telesport
back button

Mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të pilotit 21-vjeçar gjerman Mick Schumacher në Formula 1 vitin tjetër, ku do të pilotojë makinën Haas. Gjithsesi, piloti i Prema në Formula 2 mendon fillimisht te titulli kampion në këtë kategori para se të hedhë firmën në kontratën e re.

Gjithçka është e hapur dhe gjashtë të parët në renditje janë në garë për titullin kampion. Unë jam përqendruar te puna ime dhe të kem një makinë fituese për garat e radhës. E rëndësishme është të ruajmë përqendrimin, ndërkohë që rritem nga gara në garë”, tha Mick Schumacher.

Mick kryeson renditjen e Formula 2 dhe ka 29 pikë avantazh në renditje nga ndjekësi më i afërt. Ai ka arritur në ngjitet 7 herë në podium në 9 garat e fundit, çka i kanë dhënë mundësi të jetë kandidati kryesor për titullin kampion.

Në garat e fundit duhet të jemi inteligjentë në pistë. Nëse do të duhet të sulmojmë do ta bëjmë, nëse duhet të mbrohemi do ta bëjmë. Gjithçka varet nga situata ku do të gjendemi”, tha piloti i ri gjerman, djali i Michael Schumacher.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit