E FUNDIT: Schumacher shtrohet në një spital parisien për trajtimin sekret

9 Shtator 2019
22:18
back button

Ish-kampioni i botës në Formula 1 Michael Schumacher është shtruar në një spital të Parisit për një trajtim sekret gjatë ditës së hënë, këtë e raporton Le Parisien.

Schumacher ka mbushur 50 vjeç më 3 janar dhe nuk është parë nga publiku që prej aksidentit të tij me ski pesë vite më parë.

Schumacher është shtruar në Pompidou dhe thuhet se do të injektohet me qeliza mëmë, të cilat merren nga placenta.

Ai pritet që ditën e mërkurë të rikthehet në shtëpinë e tij, por mbetet për t’u parë nëse trajtimi do të ketë sukses.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit