Formula 1

Schumacher “zbulon” Formula 2: Një kampionat ndryshe, duket si një maratonë

Mick Schumacher ka patur sot “kontaktin” e tij të parë me Formula 2, kampionat ku do të garojë sezonin tjetër me makinën Prema Racing. Piloti 19-vjeçar gjerman ka kryer dy ditë teste në pistën e Abu Dhabi, duke dhënë përshtypjen e tij për këtë përvojë të re. “Përshtypja e parë nuk ndryshon pavarësisht se unë garoj në një kampionat tjetër, me një makinë tjetër, në një nivel tjetër. Ajo që ndryshon është puna”, tha Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher.

Ndryshe nga Formula 3, tani gjërat janë edhe më profesionale, ku menaxhimi i gomave të garës është një nga sfidat kryesore të pilotëve. Bëhet fjalë për një tip tjetër pilotimi, ku ke vetëm një xhiro të shpejtë dhe duhet të mësohem me këtë fakt”, u shpreh më tej piloti i ri gjerman.

Pavarësisht ndryshimit të madh në kategori, Schumacher Jr. ka besim tek e ardhmja. “Në garë duhet të jesh më poshtë limitit për të qenë i shpejtë nga fillimi deri në fund të garës. Është si një maratonë. Në garat e para do të dominojnë pilotët me më shumë përvojë, por me kalimin e kohës edhe pilotët e rinj do të duelojnë për vendet e para. Unë për momentin po shoh dhe po mësoj, pasi bëhet fjalë për një sfidë të re dhe të madhe për mua”, tha Mick Schumacher.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Formula 1