Schweinsteiger: Kam luajtur pak me Mourinho-n për shkak të Guardiola-s

27 Tetor 2021
15:39
Denis Hakanaj
back button

Bastian Schweinsteiger ka rrëfyer disa anekdota të karrierës së tij gjatë një interviste të gjatë të dhënë për BBC.

Ka qenë më të vërtetë interesante pjesa e periudhës së kaluar te Manchester United nën drejtimin e Jose Mourinho-s. Ish-mesfushori nuk ka gjetur shumë hapësira te Djajtë e Kuq dhe arsye mund të ketë qenë Pep Guardiola, një nga rivalët historikë të portugezit.

“Nuk kam luajtur shumë me Mourinho-n, por e respektoj akoma”, ka thënë Schweinsteiger. “Është një trajner i madh që ka fituar shumë trofe.

“Nuk ma ka shpjeguar shumë mirë arsyen pse nuk luaja. Ndoshta ka ndodhur sepse kam luajtur me Pep Guardiola dhe me atë kam luajtur vërtetë futboll. Një futboll dhe një stol që duket se nuk i pëlqente Mourinho-s. Gjithsesi, stërvitjet me të më kanë pëlqyer”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit