Schweinsteiger zbulon fiksimin e De Gea-s: Më pyeste gjatë gjithë kohës për…

25 Tetor 2021
16:08
Denis Hakanaj
back button

Bastian Schweinsteiger ka zbuluar bisedat që ka patur me David de Gea në kohën kur luante me Manchester United.

“Kur kam shkuar tek United, De Gea më ka thënë: ‘Me thuaj Bastian, jam më mirë se Neuer’?”, ka thënë Schweinsteiger për BBC, duke iu referuar një bisede të zhvilluar me spanjollin në 2015-ën.

“Unë i jam përgjigjur gjithmonë: ‘Jo, më vjen keq. Absolutisht jo”.

Ish-mesfushori ka vazhduar duke zbuluar se për spanjollin ishte shumë i rëndësishëm krahasimi me numrin një të Bayern-it:

“Unë i kam shpjeguar në atë kohë se Neuer ishte i një nivelit tjetër. I kam shpjeguar arsyen e fjalëve të mia, por De Gea më pyeste gjithmonë pasi vëntë një ndeshje të mirë. Unë i përsërisja të njëjtën gjë. Se nuk ishte në atë nivel”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit