“S’do ta kisha imagjinuar kurrë”, tifozi i dërgon Laporta-s faturën e pastrimit kimik pas turpit në Camp Nou

16 Prill 2022
18:43
Denis Hakanaj
back button

Nuk kanë fund polemikat në lidhje me pushtimin gjerman në Camp Nou. Tifozët e Eintracht i kanë bërë të ndihen si vizitorë katalanasit në ndeshjen e Europa League.

Një gjë që nuk është pëlqyer aspak nga ortakët e klubit spanjoll që përveç eliminimit kanë qenë të detyruar të gëlltisin edhe hidhërime të tjera.

Siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle AS, radio të ndryshme kanë marrë dëshmitë dhe ankesat e tifozëve katalanas që kanë qenë të pranishëm në Cmap Nou. Dhe ndonjëri prej tyre ka treguar edhe faturën.

PASTRIM KIMIK – Një tifoz ka qenë shumë i mërzitur me atë që i ka ndodhur. “Gjermanë më kanë vjellë sipër. Jam ortak i Barcelona-s prej 30 vitesh dhe nuk do ta kisha menduar kurrë se do të kisha qenë viktimë në një sfidë të luajtur në shtëpi.

“Mirë humbja, pranoj edhe praninë e shumë tifozëve, por ishte një çështje sigurie. Do t’i dërgoj presidentit Laporta faturën e pastrimit kimik. Kam votuar për të dhe jam i zhgënjyer”.

TURPI – Barcelona ka shpjeguar me një lloj sikleti dhe turpi situatën. Elena Fort, zëvendëspresidente institucionale e Barcelona-s ka dhënë një intervistë për programin El Mon të stacionit radiofonik RAC-1.

“Më duket e qartë ajo që ka ndodhur. Kishte një numër të madh tifozësh të skuadrës rivale. Dhe nuk duhej të ndodhte. Po kërkojmë të kuptojmë atë që ka ndodhur, ka qenë me të vërtetë e turpshme dhe e papranueshme.

“E dinim se do të vinin shumë gjermanë, por drejtuesit e Eintracht se nuk kishin bileta dhe se qëllim i tyre ishte vetëm që të ishin të pranishëm. Mund të ë siguroj Barça nuk i ka shitur bileta Gjermanisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit