Se çfarë heq një lojtar i Pep Guardiolës në stërvitje e tregon kjo video…

15 Korrik 2019
12:11
Alfred Lleshi
back button

Futbolli është një sport burrëror, mbi të gjitha, që kërkon stërvitje të fortë dhe regjim sportiv drastik. Natyrisht, i madh është edhe roli i trajnerit, që nënkupton taktikën e të luajturit në fushë, çka po perfeksionohet çdo vit e më shumë. Pep Guardiola njihet si “babai” i taktikës dhe i stërvitjes së larmishme e tërheqëse për lojtarët, por trajneri katalanas nuk ndalet vetëm me kaq. 

Kush mendon se aspekti fizik, ngarkesat e larta në seancat stërvitore, dalin në plan të dytë te Manchester City, gabohet. Pep është “maniak” edhe në këtë drejtim. Për ta besuar këtë ka demonstruar veten mbrojtësi francez i “qytetarëve”, Benjamin Mendy. Ai ka postuar një video të shkurtër në Instagram, ku tregon fanellën e stërvitjes në palestër force, plotësisht të lagur nga djersët. 

Duke e shtrydhur atë, sikur ta ketë nxjerrë nga një legen me ujë, Mendy tregon se sa të vështira e të ngarkuara fizikisht janë stërvitjet e Manchester City. Pastaj vjen taktika dhe “përkëdhelja” e topit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit