“Së shpejti do të shohim sërish dy Schumacher në Formula 1”

11 Maj 2020
9:58
Telesport
back button

Willi Weber, ish-menaxheri i pilotit gjerman Michael Schumacher, ka deklaruar se së shpejti do të shohim në Formula 1 sërish dy Schumacher në pistë. Në mesin e viteve 2000 në pistë garonin vëllezërit Michael dhe Ralf Schumacher, ndërsa në këtë 10-vjeçar mund të jetë radha e fëmijëve të tyre, Mick dhe David Schumacher.

Unë dhe Ralf bisedojmë shpesh në telefon dhe është përqendruar totalisht në karrierën e djalit të tij David. Ndërkohë që Mick ka kohë që po i afrohet Formula 1 dhe aktualisht është në Formula 2”, tha Weber.

Do të ishte shumë e bukur që pas disa vitesh të shohnim sërish dy Schumacher në pistë, Mick e David, që do të kryqëzohen ashtu si dikur baballarët e tyre. Unë do të isha shumë i lumtur të ndodhte sërish kjo gjë, madje besojs e do të ndodhë, pasi bëhet fjalë për dy pilot të rinj e të talentuar, që kanë në shpinë një mbiemër të madh”, tha Weber.

David dhe Mick Schumacher

Lajme të tjera

Lajmet e fundit