Seferi vjen me aromën e luf*ës në Ukrainë: Kombëtaren kuqezi e presin dy finale

19 Shtator 2022
14:49
Alfred Lleshi
back button

Taulant Seferi, sulmuesi shqiptar i cili është transferuar në Ukrainë që nga ky sezon, pas aventurës me Tiranën, shprehet se ndihet në formë të mirë për momentin, ndërsa flet edhe për atmosferën pozitive brenda grupit kuqezi. Sulmuesi thotë se fokusi i tyre për momentin është tek Izraeli, më pas tek Islanda.

Sulmuesi me më shumë minuta i momentit – “I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe e ndjej veten mirë. Unë do të bëj maksimumin në stërvitje, por është zgjedhja e trajnerit, se cili do të luajë”.

Mungesa, dëmtime dhe probleme në këto sfida – “E tha dhe Ajeti, që ky grup që jemi duhet të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të jemi të gjithë bashkë. Këto mungesa që kemi janë me vlerë të madhe, janë lojtarë shumë të mëdhenj dhe na mërzisin pak që nuk janë me ne. Iu uroj shërim të shpejtë dhe të kthehen sa më parë me ne. Ky grup që jemi duhet të bëjmë maksimumin dhe të përgatitemi maksimalisht për këto ndeshje, sepse e dimë që janë vendimtare dhe na duhet maksimumi. Duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë maksimumin”.

Atmosfera brenda grupit kuqezi – “Është një atmosferë shumë e mirë dhe jemi të gjithë së bashku. Kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që ky bashkim i yni të na ndihmojë edhe në fushë”.

Reparti i sulmit, diferenca në këto dy sfidat e ardhshme – “Pa dyshim që nëse duam të fitojmë, na duhen gola. Jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit ndihen në formë. Kjo është diçka e mirë për kombëtaren tonë. Shpresoj se ai që do të jetë në fushë do të shënojë gol dhe të marrim pikët që na duhen”.

Me cilin sulmues do të ndihesha mirë në lojë – “Ndihem mirë nëse luaj, nuk ka rëndësi se me kë. Është zgjedhje e trajnerit, ai vendos. Kush do të jetë në fushë duhet të bëjë maksimumin, pasi këto dy ndeshje janë finale për ne”.

Mundësia për tre sulmues përpara – “Për formacionin nuk mund të them asnjë fjalë, pasi vendos trajneri, ai e di më mirë. Izraeli është një kundërshtar i fortë dhe në fushën e tij shfaqet shumë agresiv. Do të punojmë këto gjashtë ditë që kemi para ndeshjes, do të shohim edhe pikat e dobëta të Izraelit, të cilin do ta sulmojmë aty ku duhet”.

Zhgënjim nëse nuk marrim 6 pikë – “Pa dyshim që do të ishte zhgënjim. Jemi ekip i mirë, kemi lojtarë me cilësi të lartë dhe do të zhgënjehemi pa dy fitore. Jemi këtu për të dhënë maksimumin për kombëtaren tonë dhe shpresoj se do t’ia dalim”.

Izraeli apo Islanda, kundërshtari më i rrezikshëm – “Fokusi ynë është tek Izraeli, sepse është ndeshja e parë. Do ta përgatisim Izraelin maksimalisht dhe pastaj do flasim për ndeshjen e radhës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit