“Sekreti i suksesit tim?”, Pep Guardiola: Ata të katërt…

29 Maj 2023
15:24
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se puna me sulmues të mëdhenj është çelësi i suksesit të tij.

Guardiola foli për Football Daily për kohën e tij me Barcelonën, Bayern Munich dhe Cityn.

Ai tha: “A doni të dini sekretin e suksesit tim në Barcelona, Bayern dhe Manchester City?

“Kjo është receta e suksesit tim: (Lionel) Messi, (Robert) Lewandowski, (Sergio) Aguero dhe (Erling) Haaland.

“Unë e dua nënën dhe gjyshin tim, por pa të (Erling Haaland) nuk do ta fitoj Champions League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit