Sekreti i Vinicius: një ekip prej 39 personash në shërbim të tij

10 Tetor 2021
14:04
Denis Hakanaj
back button

Kujdes  për trupin dhe mendjen. Por edhe për interesat jashtë fushës.

Ky është sekreti i futbollistëve modernë që e bashkojnë gjithnjë dhe më shumë punën në fushën e lojës me “bizneset: jashtë saj.

Siç ka bërë të ditur Marca, edhe Vinicius Junior ka patur nevojë për më shumë njerëz përveç menaxherit të zakonshëm.

Sulmuesi i Real Madrid dhe i Brazilit, në fakt, duket se po ndihmohet në çdo aspekt të jetës së tij nga një staf prej 39 personash.

Nga sa mësohet, bëhet fjalë për një ekip të përbërë nga 12 bashkëpunëtorë ‘ekskluzivë’ të brazilianit dhe 27 profesionistë që punojnë edhe me realitete të sektorëve të ndryshëm.

Brenda këtij grupi të madh janë të pranishëm një përgatitës atletik personal, një kuzhinier francez, një ekip që kujdeset për imazhin e lojtarit dhe një që kujdeset për pasurinë e tij.

Vinicius, ndër të tjera, mund të mbështetet edhe te Real Madrid për sa i takon marketingut. Me pak fjalë, nuk është vetëm futbolli në jetën e futbollistëve modernë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit