Selmani hap kartat: Nuk e di nëse qëndroj apo largohem nga Laçi

28 Qershor 2019
15:55
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri dhe kapiteni i Laçit, Gentian Selmani, ka folur para ndeshjes ndaj Hapoel Beer Shevas. Numri një i portës e ka pranuar se izraelitët janë më favoritë, por nuk është e thënë që Laçi të dorëzohet. 

“Besoj se do jetë një ndeshje shumë e fortë, ata kanë një ekip cilësor. Ishte nga rivalët më të fortë që mund të na binte. Shpresoj të marrim rezultat pozitiv dhe kjo arrihet duke bërë maksimumin. Po punojmë të qetë për të qenë gati për ndeshjen me Hapoel Ber Sheva", – tha fillimisht Selmani. 

"Gardiani i portës" është përfolur për një largim nga skuadra e Laçit, ndërsa nuk jep siguri se mund të jetë pjesë e ekipit dhe për sezonin e ri. "Nuk e di çfarë do të ndodhë me të ardhmen, jam pjesë e ekipit të Laçit. Nuk e kam shumë mendjen te merkato, por po mendoj të jap maksimumin për ekipin. Mund të vazhdoj, ose të largohem. Gjithsesi për momentin jam pjesë e Laçit”, shton Selmani. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit