Semenya e pasigurtë për të ardhmen, regjistrohet në Botëror por s’dihet gara

11 Qershor 2019
14:06
Telesport
back button

Atletja afrikano-jugore Caster Semenya është regjistruar në listën paraprake të garuesve që do të marrin pjesë në Botërorin e atletikës në shtator të këtij viti, event që zhvillohet në Katar. Gjithsesi, ende nuk dihet se në cilën disiplinë do të garojë dy herë kampionia olimpike e garës së 800 metrave.

Gjyakata Supreme e Zvicrës lejoi kampionen olimpike të garojë përkohësisht në distancën e saj (deri më 25 qershor), pa marrë medikamentet që ulin nivelin e testoteronit në trup. Gjithsesi, ky vendim nuk është ende përfundimtar.

IAAF-i pritet të bëjë disa modifikime në rregullore për sportistet që ua prodhon vetë trupi këtë sasi të tepërt testosterone, që i lejon të kenë një avantazh në garë karshi atleteve të tjera (kjo vlen për disiplinat e 800 dhe 1500 metrave). Ndaj dhe gara ku do të garojë Semenya në botërorin e altetikës është ende e paqartë.

Semenya humbi betejën ligjore me IAAF-in në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS), por ky vendim u përmbys pak ditë më parë nga Gjyakata Supreme e Zvicrës. IAAF kërkon që këto atlete të marrin mjekim për të ulur nivelin e testosteronit, ose të garojnë në distanca të tjera (ato të shpejtësisëose mbi 3000 metra).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit