Senatorët e kombëtarjes, të indinjuar nga sjellja e Armando Brojës! Lufta e egoizmit përçan dhomat e zhveshjes

18 Nëntor 2021
14:36
Telesport
back button

Armando Broja dhe Shqipëria është kthyer nga një përallë e bukur në një “telenovelë” të mbështjellë nga një re misteri, mes të vërtetash, aludimesh apo edhe akuzash…

Nga trajneri Reja te grupi kuqezi, për të shkuar te sulmuesi i Southampton, në pronësi të Chelsea. Vendimi i trajnerit për ta çuar në tribunë ka qenë epilogu i një historie “dashuri-urrejtje” mes trajnerit italian dhe sulmuesit kuqezi…

Dhe në gjithë këtë mes, babai i Brojës ka qenë gjithashtu i përfshirë, aq sa ka kërkuar që i biri të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për ndeshjen e fundit ndaj Andorrës.

Një sjellje jo profesioniste në këtë formë, që sidomos ka pasur efekt negativ te dhomat e zhveshjes, me senatorët të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë “kapriçio” të djaloshit të talentuar…

E vërtetë që Broja ka shënuar dy gola që kanë sjellë 6 pikë në grup (ndaj Hungarisë) por brenda një kombëtare rebelët ashtu si mund të sjellin shpesh fitoret për cilësitë e tyre, mund të sjellin edhe pasoja për të krijuar një anarki nga e cila vuan trajneri më pas…

E kemi parë te ekipet e mëdha këtë gjë dhe shpesh dhomat e zhveshjes janë të shenjta.

Broja tani duke i vendosur të mos pranojë ftesën që do të vijë për miqësoret e marsit edhe pse deri në atë periudhë mund të ndryshojnë disa gjëra, mes tyre edhe pozita e trajnerit italian, që edhe pse është vlerësuar për 18 pikët e arritura në grup (mes problemeve të shumta dhe mungesave) mund të ndërpresë raportin me Federatën Shqiptare të Futbollit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit