Senatori kërkon largimin nga Liverpool, Arsenal dhe Tottenham në garë për të

31 Mars 2020
14:44
back button

Dyshja Van Dijk-Gomez në qendrën e mbrojtjes së Liverpoolit ka sjellë shumë siguri dhe të dy lojtarët duken të pazëvendësueshëm. Matip është ai që mund të bëjë rotacion ndonjëherë me Gomez, ndërsa Lovren thuajse ka mbetur pa hapësira.

Gjendur në këtë situatë, kroati i ka kërkuar klubit largimin, me “The Reds” që pritet t’ia plotësojnë dëshirën. Sipas mediave në Angli, Arsenal dhe Tottenham kanë shfaqur interes konkret për të nënshkruan me Lovren.

“Topçinjtë” e konsiderojnë të vlefshme eksperiencën që mund të sjellë 30-vjeçari, ndërsa “Gjelat” e shohin si zëvendësuesin ideal të Vertonghen, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit