Sensi: I kam studiuar të gjitha videot e tij, më ka frymëzuar Xavi

3 Prill 2020
9:08
Alfred Lleshi
back button

Pas një starti të frikshëm sezonal, në të cilin dëshmoi se ishte një nga më të mirët e skuadrës së Interit, Stefano Sensi u zhduk pak. Kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që e goditën dhe nuk e lejuan të luante me vazhdimësinë e duhur, të bënte po aq mirë.

Marotta dhe Ausilio duhet të paguajnë 25 milionët e parashikuara nga e drejta e blerjes në arkat e Sassuolo. Kjo është domosdoshmëri, pasi huazimi, gjithashtu, mund të zgjatet, në dritën e hipotezës së të luajturit përtej 30 qershorit për ta mbyllur këtë edicion.

I intervistuar nga “La Repubblica”, ish-mesfushori i Cesena bëri një portret “qiellor” të trajnerit Antonio Conte, duke zbuluar disa anë të karakterit të tij: “Çfarë marrëdhënieje kemi? Të shkëlqyeshme. Është më e këndshme nga sa mund të mendoni. Trajneri është shumë i drejtpërdrejtë, gjë të cilën unë e vlerësoj. Me disa prej nesh, përfshirë mua, ai ka sjellje atërore”.

I vogël, Sensi aspiroi të bëhej portier. Me kalimin e kohës dha më të mirën në pozicionin e tij aktual: “Si fëmijë insistova të luaja në portë, por herën e parë që trajneri më provoi, nuk më futi mes shtyllave. Idhulli im u bë Xavi. Unë studioja videot e lojës së tij. Kur më krahasojnë me të, përkëdhelem në sedër”.

Ndër objektivat e vendosura ekziston, natyrisht, ajo e fitimit të disa trofeve me fanellën zikaltër: “Dua të jem fitues me Interin. Ky klub është shtëpia ime. Dua të luaj në Kampionatin Europian të vitit 2021. Unë vij nga një familje e madhe. Edhe e dashura ime, gjithashtu, ka tre vëllezër dhe motra. Ne do të dëshironim ta përsërisnim këtë model”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit