Serbët përulen përpara Muriqit, stadiumi dridhet te goli i tij (VIDEO)

15 Tetor 2019
22:26
back button

Nga Liria e Prizrenit në Turqi te Fenerbahce dhe tashmë goleadori i Kosovës. Vedat Muriqi, që ka kaluar edhe në Shqipëri, padiskutim është kthyer gjiganti i mirë i përfaqësueses së Dardanëve, që pas suksesit ndaj Malit të Zi, besojnë dhe ëndërrojnë për një vend në Europianin 2020…

Vetëm 25 vjeç dhe në kulmin e karrierës, shtatlarti i sulmit kosovar ishte protagonist dhe jo më kot tifozeria pas porte kishte zgjedhur pikërisht një koreografi kushtuar atij me shprehjen “Besa Besë!”.

Një idhull për tifozët e Kosovës, por edhe simpati te gjithë shqiptarët. Madje, këtë herë, përulen edhe serbët, pasi “Blic” shkruan se bëhet fjalë për një “Zot futbolli në Prishtinë!”.

“Vedat Muriqi është Zot i futbollit në Prishtinë. Ylli i Fenerbahçes është idhull i shumë tifozëve të Kosovës dhe nuk është për t’u befasuar mbështetja e shfaqur ndaj tij në stadiumi”, shkruan “Blic”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit