LAJMI I FUNDIT: Serbia sfidon koronavirusin dhe hap stadiumet! Ja kushti për tifozët

27 Maj 2020
19:10
Telesport
back button

Hap pas hapi normaliteti po i merr vendin emergjencës dhe frikës kudo në botë, sa i përket gjendjes së pandemisë për shkak të koronavirusit.

Futbolli, sigurisht, është ai që kthehet në një “pilulë qetësuese” për njerëzit e terrorizuar. Ka nga ato kampionate ku çdo gjë ka rinisur normalisht, si Bundesliga, por të tjera do të rinisin së shpejti dhe madje duke hapur edhe dyert e stadiumit.

Eshtë rasti i Serbisë që, duke nisur nga data 1 qershor ka vendosur të rihapë gjithçka edhe për tifozët, me kusht që të respektojnë 1 metër distancë.

Në fundjavë do të luhet futboll, duke vazhduar aty ku ishte lënë. Megjithatë, këtë fundjavë do të luhet me dyer të mbyllura dhe më pas me tifozë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit