Serena dhe Venus eliminohen që në start, “OK” Medvedev e Alcaraz

17 Gusht 2022
9:27
Telesport
back button

Turneu Masters i Sinsinati për femra në tenis ka qenë zhgënjyes për motrat Venus dhe Serena Williams. Ato janë eliminuar që në ndeshjet e para, duke humbur ndaj rivaleve të tyre njëra pas tjetrës.

Fillimisht u eliminua Serena Williams, që u mund 2-0 (6-04, 6-0) nga tenistja britanike Emma Raducanu. Një ndeshje e mirë për adoleshenten britanike, fituese e US Open një vit më parë, që për herë të parë në karrierë luante ndaj Serena.

Pak orë më vonë, u eliminua edhe Venus Williams, që u mund 2-0 (7-5, 6-1) nga cekja Karolina Pliskova. Një ndeshje e mirë e Pliskova, që avancon më tej, ndërsa Venus duket se është në fundin e karrierës (42 vjece).

Te meshkujt nuk pati surpriza në takimet e para të tenistëve “big”, teksa më tej avancojnë Daniil Medvedev, Carlos Alcaraz, Nick Kyrgios , Marin Cilic e Diego Schëartzman. Sot luan edhe Rafael Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit