Serena: Më kanë mallkuar me finalet, kam një plan për të thyer tersin

14 Korrik 2019
10:10
Telesport
back button

Tenistja amerikane Serena Williams humbet për të tretën herë me radhë në finalen e një grand slam-i (Wimbledon 2018, US Open 2018 dhe Wimbledon 2019). Një statistikë aspak e zakonshme për një ikonë të këtij sporti, që në karrierën e saj ka fituar 23 grand slam-e dhe është një fitore larg rekordit të Margaret Court. Gjithsesi, duket se ky rekord nuk do të arrihet ndonjëherë.

Pas lindjes së vajzës dhe rikthimit në fushë, tenistja 37-vjeçare duket se po vuan nga sëmundja e finales. “Nuk e kuptoj se çfarë po më ndodh në këto finale. Ndaj Simona nuk kisha asnjë shans të fitoja, pasi ajo luajti shkëlqyeshëm dhe e meritoi fitoren. U përpoqa disa herë gjatë ndeshjes të ndryshoj strategji, por pa sukses”, tha Serena Williams.

Nuk heq dorë, më duhet të gjej një rrugë për të fituar një finale grand slam-i. Ndoshta duhet të luaj më shpesh, të marr pjesë edhe në turnetë Masters, të shkoj deri në finale në mënyrë që të heq këtë ters. Kjo besoj se do të më ndihmoj për t’u zhbllokuar në këto finale”, tha Serena, që konfirmoi se do të luajë në turnetë Masters të Toronto dhe Sinsinati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit