Serena Williams e dëmtuar tërhiqet nga Roma, edhe Roland Garros në dilemë

14 Shtator 2020
9:42
Telesport
back button

Tenistja amerikane Serena Williams nuk do të marrë pjesë në turneun Masters të Romës që nis sot në kryeqytetin italian. 38-vjeçarja është dëmtuar gjatë gjysmëfinales së humbur pak ditë më parë në US Open, kur u mund nga bjellorusja Victoria Azarenka.

Në atë ndeshje, Serena kërkoi edhe ndihmën e mjekëve. Duket se dëmtimi në kaviljen e majtë është serioz, ndaj tenistja amerikane ka vendosur të mos luajë në Romë, për të qenë gati për grand slam të Roland Garros, që nis pas dy javësh në Paris.

Më vjen keq që tërhieqm nga turneu i Romës, pasi ky është një vend special për mua, ku gjithnjë kam ndjerë ngrohtësinë e tifozëve. Shpresoj të rikthehem aty sa më shpejt. Synoj të jem në formë për US Open”, tha Serena Williams, në kërkim të triumfit nr.24 në një grand slam.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit