Serena Williams: Jam nënë me fëmijë, kjo që po më bëjnë po kthehet në makth

7 Dhjetor 2018
17:04
Telesport
back button

Tenistja amerikane Serena Williams është ankuar sot gjatë një konference shtypi për numrin e lartë të testeve antidoping që i është nënshtruar gjatë 2018-ës dhe ka shtuar se ato po kryhen vazhdimisht në orët e para të mëngjesit. “Unë jam nënë më fëmijë dhe detyrohem të lë foshnjën vetëm për të kryer testin antidoping. Për mua kjo gjë po kthehet në një makth”, tha Serena Williams.

Njerëzit e antidopingut vijnë në shtëpinë time në orën 5 të mëngjesit për të kryer kontrollin. Unë monitorohem shumë shpesh nga ta, nuk e di nëse kjo gjë ndodh edhe me koleget e mia. Për mua ky sistem është shumë intensiv dhe i bezdisshëm dhe e di që mjaft kolege kanë të njëjtin mendim me mua”, tha Serena Williams, fituese e 23 grand slam në karrierën e saj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit