Serena Williams “leksion” çekes Strycova, siguron finalen e Wimbledon

12 Korrik 2019
8:13
Telesport
back button

Serena Williams është finalistja e dytë e grand slam të Wimbledon. Tenistja amerikane mundi 2-0 (6-1, 6-2) në gjysmëfinale çeken Barbora Strycova.

Një ndeshje pa histori, e dominuar nga tenistja amerikane, 7 herë fituese e grand slam-it londinez (për herë të fundit në vitin 2016).

Të dyja setet e dominuan nga motra e vogël Williams, që pati epërsi në fushë. Strycova për asnjë moment nuk arriti të rivalizojë, duke gabuar shumë.

Serena Williams nuk fiton një grand slam që prej janarit të 2017-ës, kur triumfoi në Australian Open. Përballë saj në finale londineze do të jetë tenistja rumune Simona Halep.

Pra, një përballje mes dy ish-numrave 1 në botë, e cila do të luhet pasditen e së shtunës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit