Serena Williams: Nuk e kthej dot kohën pas, e kënaqur që nuk theva asnjë raketë gjatë lojës

29 Qershor 2022
12:52
Telesport
back button

Në Wimbledon, të gjithë prisnin me padurim rikthim në fushë të Serena Williams, pikërisht një vit pas sfidës së saj të fundit në këtë turne. Por aventura e saj ka zgjatur vetëm 3 orë, pasi tenistja amerikane u eliminua që në ndeshjen e parë.

Ajo pati një top për ta fituar ndeshjen, e humbi atë dhe më pas zhgënjeu në “tie break” të setit final. “Një humbje e vështirë për t’u pranuar. Nuk jam e zhgënjyer me lojën time, pasi nuk mund të bëja më shumë. Mund ta kisha fituar ndeshjen”, tha Williams.

Nuk isha gati për një ndeshje që zgjat 3 orë edhe pse fizikisht jam mirë. Unë nuk e di nëse do të luaj më në Wimbledon, por tani shoh përpara. Dhe përpara meje është US Open, turneu i shtëpisë ku jam e motivuar”, tha Serena Williams.

Unë jam gati 40 vjeçe, nuk mund ta ndryshoj më kohën e kaluar. Jam ndjerë më mirë se vjet dhe fakti që nuk theva asnjë raketë është si një fitore për mua”, u shpreh fituesja e 22 grand slam në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit