Sergio Ramos ka pesë muaj si lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë skuadrën ku dëshiron të mbyllë karrierën. Dëshira e tij ishte kalimi te Real Madrid deri në qershor, por Florentino Perez tha “jo”.
Sidoqoftë, ka ende klube që e pëlqejnë dhe e vlerësojnë qendërmbrojtësin spanjoll, i cili është legjendë e padiskutueshme e futbollit.
River Plate, Boca Juniors, klube amerikane dhe arabe kanë shfaqur interes për Ramosin, por ky i fundit po këmbëngul për të mos lëvizur nga Europa.
Mediat angleze raportojnë se destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Newcastle United, klub i cili i ka bërë ofertë për një sezon e gjysmë me pagë 10 mln euro në vit.
Ramos e ka pranuar ofertën. Pritet vetëm momenti i hedhjes së firmave.