Sergio Ramos “pa frena”, bëhet vetë i katërti burrë në familje

27 Korrik 2020
12:46
Alfred Lleshi
back button

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio tashmë janë prindër të fëmijës së tyre të katërt. Ata ishin në pritje të ëmbël, derisa të dielën publikuan një fotografi për të dhënë lajmin e mirë për miliona ndjekësit e tyre. Foshnja është e seksit mashkull, i katërti burrë i familjes së tij, pas Sergio Jr., Marco dhe Alejandro. Sa për emrin, ka menduar ta zbulojë vetë kapiteni i Real Madridit përmes një mesazhi lumturie në Instagram:

“Jashtëzakonisht i lumtur që mund të prezantoj Adriano. Ai lindi në 06:56 të pasdites dhe peshonte 3.270 kg. Mami dhe foshnja janë në gjendje perfekte shëndetësore. Pilar Rubio, gjithmonë krenar për ty, jeta ime! Unë të dua çmendurisht!” Kapiteni i “Los Blancos” publikoi në profilin e tij në Instagram një fotografi duke puthur nënën e lumtur, ndërsa ajo mbante në gji të porsalindurin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit