Seria A, kurrë kaq mirë në 15 vitet e fundit

14 Janar 2020
18:27
Denis Hakanaj
back button

Java e 19-të e Serisë A ka regjistruar një rekord spektatorësh në stadium për këtë sezon me 311.740 tifozë të pranishëm, rezultati më i mirë për fazën e parë të kampionatit në 15 vitet e fundit. Kjo është bërë e ditur nga Lega e Serisë A. 

Ndeshjet e javës së fundit, në fakt, janë ndjekur mesatarisht nga 31.714 për ndeshje duke kaluar për herë të parë në këtë kampionat murin e 31 mijë spektatorëve (rekordi i mëparshëm ka qenë 29.289 dhe është vendosur në javën e 16-të). 

Inter-Atalanta ka qenë ndeshja më e ndjekur (70.042 të pranishëm në San Siro të shtunën në mbrëmje), para Roma-Juventus që ka mbledhur në Olimpico 60.513 tifozë. 

Mesatarja e spektatorëve për ndeshje në fazën e parë është rritur në 26.952 (më shumë se 5 milionë në total pas 19 ndeshjeve të para, një e dhënë që do të rritet me rikuperimin e ndeshjes mes Lazio-s dhe Verona-s). 

Duke iu referuar fundit të fazës së parë të dy sezoneve të fundit, është regjistruar një rrite me 7% në krahasim me vitin e kaluar (një mesatare prej 25.172) dhe një +26% në krahasim me dy vite më parë (21.415). 

Nëse kjo ecuri do të ruhet, Seria A 2019/20 do të mbyllej me më shumë se 10 milionë spektatorë në total, një shifër që nuk kalohet prej 29 vitesh (10.466.645 në sezonin 1991/92). 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit