Seria A, nisin me gola sfidat e mbrëmjes së sotme

1 Gusht 2020
21:02
Denis Hakanaj
back button

Pesë minuta i kanë mjaftuar Juventus-it për të gjetur golin e avantazhit ndaj Roma-s. Autori i golit ka qenë Gonzalo Higuain.

Ka nisur me gol edhe sfida mes Atalanta-s dhe Inter-it, me zikaltrit që kanë shënuar në minutën e parë të takimit.

Është zhbllokuar edhe Milan-Cagliari në minutën e 11-të falë një autogoli qesharak të realizuar nga miqtë.

Ka kaluar në avantazh edhe Napoli, me Ruiz që ka ndëshkuar Lazio-n në minutën e 9-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit