Seria A thërret, ylli i Barcelona-s është gati të thotë po

14 Korrik 2020
14:30
Denis Hakanaj
back button

Samuel Umtiti është gati të përshëndetet me Barcelona-n për t’u transferuar në Serinë A. Nuk kanë dyshime në Spanjë, ku e përditshmja sportive Sport ka lajmëruar në faqen e parë lamtumirën e mbrojtësit nga katalanasit.

Duket se janë katër klube të Serisë A që interesohen për francezin 26-vjeçar.

Napoli, Lazio, Roma dhe Torino janë vënë në gjurmët e Umtiti. Klubi blaugrana duiket se e ka marrë vendimin për të ardhmen e mbrojtësit francez.

Spanjollët janë të gatshëm ta shesin lojtarin me formulën e huazimit për një vit, ide që duket se ka tërhequr vëmendjen e skuadrave italiane. Mbrojtësi është akoma i lidhur me Barcelona-n me një kontratë që skadon në vitin 2023.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit