SERIE A | Interi kthehet direkt te fitorja, Frattesi udhëheq ekipin. Lautaro mbyll ndeshjen (VIDEO)

30 Tetor 2024
20:31
Telesport
back button

Interi kthehet direkt te fitorja pas barazimit 4-4 ndaj Juventusit në San Siro. Skuadra e Inzaghit fiton në Empoli me rezultatin bindës 3-0 duke përfituar edhe nga dalja me të kuq të lojtarit të ekipit toskan Saba që në pjesën e parë dhe duke luajtur një orë në superioritet numerik.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim dhe pa rrjeta të prekura (në fakt Interi shënoi por VAR anuloi për prekje me dorë nga Darmian) ku Empoli mbeti me dhjetë për një ndërhyrje me taka ngritur (gjithashtu vendim i ardhur pas pamjes në monitor) pjesa e dytë dhuroi një tjetër panoramë.

GOLI I FRATTESIT – VIDEO

GOLI I FRATTESIT – VIDEO

GOLI I LAUTAROS – VIDEO

Ishte Frattesi ai që shumë shpejt gjeti dy gola ndaj Empolit duke e vendosur kështu ndeshjen në kasafortë. Në fund, kapiteni Lautaro Martinez gjeti golin pas një dhuratë nga portieri i Empolit, Vasquez, që e fali topin te Interi dhe për argjentinasin ishte një lojë fëmijësh të shënonte golin e tij të 4-t në Serie A këtë sezon.

Fitore edhe për Venezian ndaj Udinese në një ndeshje të përmbysur sepse nga 0-2 për miqtë, Venezia shënoi tri herë me penallti teksa friulianët kishin mbetur me dhjetë futbollistë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit