SERIE A | Milani i falet zbulimit Messias dhe rikthehet te suksesi. Napoli, “vetëvrasje” ndaj Sassuolo. E shpëton VAR

1 Dhjetor 2021
22:52
Telesport

E pabesueshmje ajo që ndodhur sonte në Reggio Emiilia ku Napoli ka barazuar 2-2 ndaj Sassuolo, por mënyra se si ka ardhur ka qenë vërtet për të vënë duart në kokë…

Dhe ishte me fat që aksioni i fundit i vendasve u konsiderua faull ndaj Rrahmanit (nga Berardi) sepse do të ishte përmbysje 3-2.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, skuadra e Spallettit gjen golin e 0-1 me Fabian Ruiz dhe Mertens pak minuta më pas dyfishon rezultatin.

Dëmtohen si Ruiz ashtu edhe Koulibaly, teksa Sassuolo ngushton diferencat me Scammaça. Në atë moment, Sassuolo shtyn dhe Napoli mbrohet.

Ferrari shënon golin e 2-2 në të 89′, ndërsa në të 94′, Berardi vjedh top ndaj Rrahmanit dhe asiston për Defrel që nuk fal. Festë e madhe por jo për VAR që anulon golin.

Napoli ruan kryesimin por Milani dhe Interi janë vetëm 1 pikë larg tashmë…

Kuqezinjtë fituan ndaj Genoa-s pa probleme dhe me super Junior Messias, që shënoi dy gola dhe luajti një ndeshje të madhe.

Por, sfida nisi me dëmtimin e rëndë të Kjaer, teksa Ibra nga 25 metra hapi “vallëzimin” me një eurogol në goditje dënimi: i 90-ti me Milanin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit