Serie A në alarm, një i infektuar me Covid-19 në klubin e shqiptarit

11 Korrik 2020
15:29
Alfred Lleshi
back button

Makthi i Covid-19 kthehet për të luajtur një rol kryesor edhe në Serie A. Lajmi i orës së fundit konfirmon pozitivitetin e një anëtari të Parmës, ku luan edhe mbrojtësi ynë i kombëtares, Kastriot Dermaku. Klubi ka saktësuar, megjithatë, se nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollist, siç mund të shihet në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen zyrtare:

“Parma Calcio 1913 raporton se seria e fundit e testeve zbuloi një rast pozitiv me Covid-19 (jo-futbollist) në grupin tonë. Subjekti është plotësisht asimptomatik dhe u izolua menjëherë, në përputhje me direktivat federale dhe ministrore. Klubi, gjithashtu, njofton se të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit kanë rezultuar negativë në testet e fundit për Covid-19 dhe kanë filluar grumbullimin në qendrën sportive. Ata do të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetin rregullisht, të monitoruar vazhdimisht sipas protokollit aktual”.

Pjesëtari i prekur, që mendohet të jetë nga stafi i skuadrës, u izolua menjëherë, ndërsa futbollistët dolën fatmirësisht negativë në testet e radhës. Ata po përgatiten për ndeshjen kundër Bologna, e planifikuar për të dielën, nga ora 19:30, në përputhje të plotë me protokollin e ri të sigurisë, i cili është diskutuar shumë gjatë javëve të fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit